Irani përkujton Ditën e Ushtrisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96293-irani_përkujton_ditën_e_ushtrisë
Ceremonia “Parada e Shërbimit” e Ushtrisë së Iranit u zhvillua me moton “Mbrojtësit e atdheut, ndihmës të shëndetit” sot (të premten) në mëngjes me pjesëmarrjen e komandantëve të forcave të armatosura në Teheran dhe njëkohësisht në 24 provinca në kuadër të manifestimit të Ditës së Ushtrisë së Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 17, 2020 15:56 Europe/Tirane
  • Irani përkujton Ditën e Ushtrisë

Ceremonia “Parada e Shërbimit” e Ushtrisë së Iranit u zhvillua me moton “Mbrojtësit e atdheut, ndihmës të shëndetit” sot (të premten) në mëngjes me pjesëmarrjen e komandantëve të forcave të armatosura në Teheran dhe njëkohësisht në 24 provinca në kuadër të manifestimit të Ditës së Ushtrisë së Iranit.

Në ceremoninë “Parada e Shërbimit” e organizuar sot për manifestimin e Ditës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, janë prezantuar disa suksese dhe mjete në fushën e përballjes me virusin Korona.Prej këtyre mjeteve mund të përmendet sistemi për zhdukjen e ndotjes dhe për dezinfektimin e vendeve publike dhe rrugëve nëpër qytet i cili ka kapacitet të spërkasë deri në 500 litra në minutë në një sipërfaqe deri në 50 metra. Potenciali i përgjithshëm i këtij sistemi që është projektuar dhe prodhuar në organizatën e hulumtimeve të forcave tokësore të Ushtrisë së Iranit, është 500 mijë litra. Aparati “Turbojet” që kryen punën e dezinfektimit të ambientit në sipërfaqe më të vogla, laboratori lëvizës dhe aparati për zbulimin e ambienteve të ndotura me lëndë mikrobike, biologjike dhe kimike; janë suksese të tjera të reja që janë prezantuar në Ditën e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.  Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi dërguar me rastin e 29 farvardinit, Ditës së Ushtrisë së Iranit, ka theksuar se ushtria në luftë dhe në paqe, në luftën e butë dhe të fortë, në fronte dhe në rrugë, në kazerma dhe në spitale, është mbrojtëse e jetës së iranianëve. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në ceremoninë “Parada e Shërbimit” të Ushtrisë, me anë të një mesazhi të lexuar nga gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes, ka thënë: “Edhe pse në këto ditë të mbrojtjes së jetës së njerëzve në Iran dhe në të gjithë botën në bazë të protokolleve shëndetësore dhe shoqërore, nuk ekziston mundësia e organizimit të paradës së ushtarëve të Iranit, mirëpo qytetarët iranian në shtëpi dhe të gjithë aktivistët ekonomik dhe shoqëror në vendin e punës me sytë e tyre po shikojnë manovrën e fuqisë kombëtare dhe shoqërore (të mbrojtësve të atdheut) dhe ndihmësve të shëndetit dhe po përshëndesin Ushtrinë e Republikës Islamike të Iranit dhe personelin shëndetësor”. Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Iranit në ceremoninë “Parada e Shërbimit” për manifestimin e Ditës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, theksoi: “E sigurojmë popullin e Iranit që forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë mur i hekurt përball armiqve dhe përkrah qytetarëve janë si një vëlla i dhimbshëm”. Ai shtoi: “Asnjë ushtri në botë nuk gëzon mbështetje popullore kaq të lartë sa gëzon Ushtria e Iranit. Mbi 11 mijë anëtar të personelit shëndetësor dhe mjekësor të Republikës Islamike të Iranit përkrah personelit shëndetësor, po ofrojnë shërbime për qytetarët.