Dronët luftarakë i dorëzohen ushtrisë së Iranit
(last modified Sat, 18 Apr 2020 14:42:27 GMT )
Prill 18, 2020 16:42 Europe/Tirane
  • Dronët luftarakë i dorëzohen ushtrisë së Iranit

Dronët luftarakë me disa funksione i janë dorëzuar ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit gjatë një ceremonie me praninë e ministrit iranian të mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, ditën e shtunë gjatë ceremonisë së dorëzimit të dronëve luftarak të llojit “Kerrar” dhe “Ebabil-3” si dhe avionët me disa funksione të llojit Jet pranë autoriteteve të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit në Teheran, deklaroi: “Këto prodhime janë kryer duke shfrytëzuar kapacitetin e industrisë së mbrojtjes, universiteteve dhe kompanive me bazë shkencore iraniane dhe kanë karakteristika të konsiderueshme”.

Gjeneral Hatami duke thënë se këta dronë mund të përdoren edhe si avionë zbulimi për të vëzhguar lëvizjet e armikut nga një distancë e konsiderueshme rreth kufijve të Republikës Islamike të Iranit, shtoi: “Këto dronë duke marrë parasysh faktin se mund të pajisen me lloje të ndryshme të bombave dhe raketave, mund të shfrytëzohen edhe për kryerjen e misioneve luftarake”.

Ministri iranian i mbrojtjes gjithashtu tha se këta dronë mund të fluturojnë në lartësi 40-45 mijë këmbë dhe në distancë deri në 1500 kilometra.

 

Tags