Hemati I drejtohet FMN: Kredinë e Iranit paguajeni nëpërmjet INSTEX
(last modified Mon, 20 Apr 2020 08:22:00 GMT )
Prill 20, 2020 10:22 Europe/Tirane
  • Hemati I drejtohet FMN: Kredinë e Iranit paguajeni nëpërmjet INSTEX

Guvernatori i bankës qendrore të Iranit pasi vuri në dukje se FMN mund ta paguajë kredinë e kërkuar nga Irani nëpërmjet sistemit INSTEX ose nëpërmjet kanalit humanitar të Zvicrës deklaroi se tani është koha për veprim.

Abdul’naser Hemati guvernatori i bankës qendrore të Iranit duke iu drejtuar Kristalia Georgieva, kryetare e FMN deklaroi: Amerika nuk e administron FMN, por është kuadri drejtues i këtij fondi që monitoron dhe administron aktivitetet e FMN dhe janë ata që garantojnë zbatimin e angazhimeve nga ana e fondit në fjalë. Hemati pasi vuri në dukje se iranianët ashtu si amerikanët dhe evropianët kanë humbur shumë jetë njerëzisht shtoi: Kapitalet rezervë të bankës qendrore të Iranit në të gjithë botën janë sanksionuar nga Amerika dhe ky është një veprim i njëanshëm dhe i jashtëligjshëm. Sanksionet duhen hequr menjëherë mirëpo në shtëpinë e bardhë ka disa lojtarë që nuk i japin rëndësi ligjit dhe sistemit ndërkombëtar. Irani më 6 mars ka kërkuar një kredi prej 5 miliard dollarësh. Mirëpo në rrjedhën e analizimit të kërkesave të vendeve Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit deklaroi se Uashingtoni është kundër kërkesës së Republikës Islamike të Iranit dhe në rast nevojë do të përdorë të drejtën e vetos.

Tags