Zarif dhe Guterres diskutojnë ndihmën humanitare për Jemenin
(last modified Sun, 26 Apr 2020 19:52:43 GMT )
Prill 26, 2020 21:52 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Guterres diskutojnë ndihmën humanitare për Jemenin

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres zhvilluan një bisedë telefonike, duke bërë thirrje për dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen, veçanërisht në epokën e pandemisë së koronavirusit.

Në tre bisedat e tyre telefonike në dy javët e kaluara, Zarif dhe Guterres nënvizuan nevojën për të hapur kufijtë dhe portet në Jemen për dërgimin e ndihmave humanitare dhe për të garantuar sigurinë në këtë vend. Shefi i OKB vlerësoi përpjekjet e Republikës Islamike për të siguruar armëpushimin në Jemen dhe për të përgatitur terrenin për bisedime politike në atë vend. Dy javë më parë, Guterres në thirrjen e tij telefonike e informoi z. Zarif për masat e marra nga OKB për vendosjen e armëpushimit në Jemen. Zarif i tha shefit të OKB se kriza e Jemenit nuk ka zgjidhje ushtarake, por një armëpushim i qëndrueshëm do të ishte fillimi i dialogut politik.

 

Tags