Shkatërrohet një rrjet terrorist në jugperëndim të Iranit
Komandanti i forcave të sigurisë në provincën Khuzestan ka njoftuar për identifikimin dhe shkatërrimin e një rrjeti terrorist në rrethin Shadegan të provincës Khuzestan në jugperëndim të Iranit.
Gjeneral Hejdar Abaszade, komandanti i forcave të sigurisë në provincën Khuzestan, ditën e martë ka thënë: “Pjesëtarët e një rrjeti terrorist separatist në gjashtë muajt e kaluara kanë kryer disa veprime terroriste si vrasjen e një komandanti të forcave Basixh, plagosjen e një oficeri të forcave të sigurisë, hapja zjarr në drejtim të forcave të Gardës Revolucionare, forca të sigurisë dhe rendit, shkollës fetare, plaçkitje të armatosur etj. Të gjithë pjesëtarët e këtij rrjeti terrorist janë identifikuar nga forcat e policisë inteligjente dhe të sigurisë publike të provincës Khuzestan dhe deri më tani janë arrestuar 8 pjesëtarë të këtij rrjeti dhe këto operacione po vazhdojnë”.