Takht’revanci: Amerika tallet me të drejtën ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96863-takht’revanci_amerika_tallet_me_të_drejtën_ndërkombëtare
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB pasi theksoi domosdoshmërinë e forcimit të shumanshmërisë deklaroi se Amerika me shkeljen e rezolutës 2231 të KS të OKB edhe një herë bëhet kërcënim për vendet dhe shkel të drejtën ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 09, 2020 06:58 Europe/Tirane
  • Takht’revanci: Amerika tallet me të drejtën ndërkombëtare

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB pasi theksoi domosdoshmërinë e forcimit të shumanshmërisë deklaroi se Amerika me shkeljen e rezolutës 2231 të KS të OKB edhe një herë bëhet kërcënim për vendet dhe shkel të drejtën ndërkombëtare.

Maxhid Takht’revanci në një takim virtual dhe jo zyrtar të KS të OKB, që u mbajt e rasatin e 75-vjetorit të përfundimit të luftës së dytë botërore vuri në dukje mësimet që duhen marrë nga përfundimi i kësaj lufte dhe tha një nga paralajmërimet mbi juridiksionin ndërkombëtar është shkelja e rezolutës 2231 të KS të OKB nga ana e Amerikës dhe kërcënimet e vazhdueshme të Uashingtonit kundër vendeve të tjera të cilët do të ndëshkohen në rast se zbatojnë këtë rezolutë. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB edhe një herë rikujtoi përgjegjësinë dhe rolin e kësaj organizate dhe tha se veprimet e ndërmarra nga disa vende si Amerika shkelin ligjet dhe normat ndërkombëtare dhe politika e jashtme e tyre duke përdorur mjete çnjerëzore si sanksionet e njëanshme kanë vënë në dyshim kredibilitetin dhe ligjshmërinë e OKB. Takht’revanci ka kritikuar masat e Amerikës për daljen nga organizatat dhe akordet ndërkombëtare mes tyre dalja nga marrëveshja bërthamore dhe shkelja e rezolutës 2231 dhe tha se të tilla politika sfidojnë shumanshmërinë dhe rrezikojnë interesat kolektive të vendeve të botës. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB shtoi se shumanshmëria është sfiduar në forma të ndryshme, por bota duhet të përpiqet që fuqia e ligjit të mbizotërojë mbi politikat e fuqisë së pushtetit.