Shkencëtarët iranianë arrijnë teknologjinë e prodhimit të ilaçit të virusit korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96940-shkencëtarët_iranianë_arrijnë_teknologjinë_e_prodhimit_të_ilaçit_të_virusit_korona
Drejtori i përgjithshëm i zyrës së zhvillimit të teknologjisë së shëndetit në ministrinë e shëndetësisë, njoftoi se shkencëtarët iraniane kanë arritur dijen e duhur për të prodhuar ilaçin e sëmundjes Covid-19.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 12, 2020 09:12 Europe/Tirane
  • Shkencëtarët iranianë arrijnë teknologjinë e prodhimit të ilaçit të virusit korona

Drejtori i përgjithshëm i zyrës së zhvillimit të teknologjisë së shëndetit në ministrinë e shëndetësisë, njoftoi se shkencëtarët iraniane kanë arritur dijen e duhur për të prodhuar ilaçin e sëmundjes Covid-19.

Husein Vatanpur, deklaroi: Menjëherë pas konfirmimit të rezultatit pozitiv në testimet klinike nga përgjegjësit e organizatës së ushqimeve dhe medikamenteve, do të nisë faza e prodhimit të ilaçit përfundimtar. Ai ndër të tjera shtoi: Aktualisht jemi në pritje e të rezultateve të raporteve dhe analizave të komitetit shkencor të shtabit kombëtar të luftës virusit korona dhe ata duhet të përcaktojnë se nga mesi i ilaçeve që përdoren për trajtimin e virusit korona, kush ilaç është më efikas me qëllim që kompanitë përkatëse të marrin masa për prodhimin e tij dhe për futjen në treg. Vatanpur vuri në dukje gatishmërinë e kompanive për prodhimin e vaksinave dhe tha se kompanitë novatore kanë hedhur hapa në këtë fushë dhe priten rezultate pozitive. Vlen të theksohet se prodhimi i vaksinës ka nevojë për më shumë kohë dhe shpenzime të shumta dhe nuk mund të pritet që ai të prodhohet në një afat të shkurtër.