Moska parashikon "betejë të ashpër" në Këshillin e Sigurimit kundër SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i96998-moska_parashikon_betejë_të_ashpër_në_këshillin_e_sigurimit_kundër_shba
Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Organizatat Ndërkombëtare, Mikhail Ulyanov, parashikon "betejë të vështirë" në Këshillin e Sigurimit të OKB për heqjen e embargos për shitjen e armëve Iranit, e cila do të skadojë në tetor të vitit 2020 dhe që Amerika po kërkon ta vazhdojë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 12, 2020 23:01 Europe/Tirane
  • Moska parashikon

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Organizatat Ndërkombëtare, Mikhail Ulyanov, parashikon "betejë të vështirë" në Këshillin e Sigurimit të OKB për heqjen e embargos për shitjen e armëve Iranit, e cila do të skadojë në tetor të vitit 2020 dhe që Amerika po kërkon ta vazhdojë.

Por pse është një "betejë e vështirë" për Rusinë ose çfarë mund të bëjë Irani kundër SHBA-së që Moska nuk do ta bënte? Zyrtari i lartë rus, Mikhail Ulyanov në një postim në Twitter, duke folur për përpjekjet e SHBA për të rinovuar embargon e armëve kundër Iranit, paralajmëroi se në Këshillin e Sigurimit pritet një "betejë serioze" për këtë çështje: "Pas miratimit në vitin 2015 të rezolutës 2231 nga Këshilli i Sigurimit, embargoja për dërgimin në Iran të tankeve, automjeteve të blinduara, artilerisë, aeroplanëve, helikopterëve, anijeve dhe raketave, praktikisht ishte anuluar. Kufizimet aktuale të armëve skadojnë në 18 tetor, por Shtetet e Bashkuara po punojnë shumë, me trup dhe shpirt, për t'i rinovuar ato. Një betejë e ashpër do të zhvillohet së shpejti në Këshillin e Sigurimit". Deklaratat e tërbuara të zyrtarëve të Uashingtonit pasojnë me kërcënime dhe paralajmërime: Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagus përsëriti javën e kaluar se Uashingtoni "do të bëjë çdo gjë për të zgjatur embargon e armëve kundër Iranit ". Sidoqoftë, analisti amerikan Gordon Duff thekson për IRNA, se "dy aleatët kinezë dhe rusë kanë thënë se janë të gatshëm t’i sigurojnë Iranit armët që i duhen. Irani me të vërtetë është i fuqishëm kur bëhet fjalë për prodhimin e armëve. Lista e arritjeve të tij ushtarake është e konsiderueshme: raketa, dronë, aeroplanë, etj. Por ekziston një e metë që amerikanët po e shfrytëzojnë për mrekulli: Forcën Ajrore iraniane. Me tre ose katër duzina avionësh rusë SU-35, Irani do të kishte një aftësi të besueshme të mbrojtjes ajrore dhe një platformë me shpejtësi të lartë për dërgimin e municioneve". Dhe gazetari veteran amerikan shton: "Kombinuar me fuqinë detare dhe raketore, ky kapacitet shtesë do të eliminonte një dobësi të madhe të Forcave të Armatosura iraniane, dhe sigurisht do të shqetësojë Shtetet e Bashkuara. Pse? Sepse pilotët amerikanë që nga lufta në Vietnam, kurrë nuk janë përballur me një armik në luftën ajër-ajër, që do të thotë se asnjë pilot amerikan nuk ka ndonjë përvojë luftarake ajrore. Kjo është një dobësi. Shtetet e Bashkuara kanë një forcë ajrore e cila është e mirë vetëm për të bombarduar vendet e okupuara dhe e cila varet gjithnjë e më shumë nga dronët, prandaj janë të vetëdijshëm për këtë dhe kanë frikë se kjo dobësi do të shfrytëzohet nga Irani. Mbi të gjitha, i vetmi vend që goditi një bazë amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore është Irani, dhe ka të ngjarë të jetë vendi i parë që do të luftojë betejën ajrore me Forcën Ajrore të SHBA. Imagjinoni një F-18 të qëlluar nga një Su-35 i pilotuar nga një pilot iranian. Rusia ka çdo arsye në botë që ta mbështesë Iranin deri në fund, në mënyrë që embargoja të hiqet ", thekson ky analist amerikan.