Dita e Firdusit, shkrimtarit të madh iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97023-dita_e_firdusit_shkrimtarit_të_madh_iranian
Sot më 14 Maj është dita përkujtimore e poetit dhe shkrimtarit të madh iranian Abdul’kasem Firdusi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2020 03:12 Europe/Tirane
  • Dita e Firdusit, shkrimtarit të madh iranian

Sot më 14 Maj është dita përkujtimore e poetit dhe shkrimtarit të madh iranian Abdul’kasem Firdusi.

Dijetari i madh Abul’kasem Firdusi, shkrimtar i njohur iranian ka lindur në vitin 940-1020 në qytetin Tus në verilindje të iranit. Firdusi përgjatë jetës së tij 80-vjecare ka shkruar poezi dhe vepra të shumta me patriotizmin e tij për Iranin duke bërë të mundur shkrimin e kryeveprës Shahnamesë së Firdusit. Shahnameja e Firdusit ka afro 50 mijë vargje dhe ajo bën një përmbledhje të tregimeve kombëtare dhe historike të mbretërve dhe heronjve iranianë të cilët përshkruhen në formën më të bukur për trimërinë guxim dhe sakrificën e tyre. Firdusi është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në gjuhën perse dhe vepra e tij është vepra më e vlefshme që shpreh gjuhën, mendimin dhe kulturën e Iranit. Shumë hulumtues në botë këtë vepër e kanë quajtur epopenë e botës. Firdusi është shpëtimtari i madh i gjuhës perse dhe ë kohën e sundimit të arabëve mbi Iranin ai duke shkruar Shahnamenë me mbi 50 mijë varje bëri të mundur përjetësimin e gjuhës perse. Çdo vit në të gjithë Iranin dhe botën organizohen ceremoni të ndryshme nga dashamirësit e Firdusit për nderuar figurën e këtij shkrimtari të madh të gjuhës perse.