Zarif: Pretendimet e çmendura të funksionarëve amerikanë, nuk janë të reja
(last modified Thu, 14 May 2020 10:55:43 GMT )
May 14, 2020 12:55 Europe/Tirane
  • Zarif: Pretendimet e çmendura të funksionarëve amerikanë, nuk janë të reja

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se Brayan Huk nuk ka kurrfarë lidhje të japë deklarata në lidhje me marrëveshjen bërthamore, deklaroi se ata të cilët thonë se konsumoni lëndë dezinfektuese që të mos infektoheni nga virusi Korona, nuk është çudi që të thonë se akoma janë anëtarë në një rezolutë nga e cila kanë dalë zyrtarisht.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të enjten para gazetarëve në përgjigje ndaj pyetjes se si qëndrojnë pretendimet e amerikanëve të cilët pavarësisht daljes zyrtare nga marrëveshja bërthamore akoma deklarojnë se emri i Amerikës si një anëtar i marrëveshjes bërthamore është theksuar në tekstin e kësaj marrëveshje dhe në këtë kuadër ata akoma mund të japin mendime në lidhje me këtë marrëveshje ndërkombëtare?; deklaroi: “Dhënia e deklaratave të marra të çmendura nga e funksionarëve amerikanë, nuk është një çështjeje e re”.  

Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: “Të gjithë aleatët e Amerikës kanë deklaruar se argumentet e amerikanëve në lidhje me marrëveshjen bërthamore nuk janë të pranueshme”.

Zarif në lidhje me deklaratën e Brayan Huk i cili ka thënë se deri në zgjedhjet presidenciale të Amerikës nuk do të mbetet asgjë nga marrëveshja bërthamore, tha: “Marrëveshja bërthamore nuk ka kurrfarë lidhje me atë dhe ajo çfarë është me rëndësi është Irani dhe anëtarët e mbetur në marrëveshje bërthamore”.  

Zarif gjithashtu tha: “Ne kemi kryer veprimet tona në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe anëtarët e mbetur në marrëveshjen bërthamore mund ta korrigjojnë sjelljen e tyre dhe ne pastaj mund të kthehemi në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore. Republika Islamike e Iranit në fushën e energjisë atomike ka shënuar progres të konsiderueshëm dhe marrëveshja bërthamore në asnjë mënyrë nuk ka penguar progresin tonë në këtë drejtim”.

 

Tags