Izraeli nuk mund të bëjë asgjë përballë aleancës Iran-Kinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97106-izraeli_nuk_mund_të_bëjë_asgjë_përballë_aleancës_iran_kinë
Irani dhe Kina së shpejti do t'i japin fund hegjemonisë izraelito-amerikane, sipas ish-ambasadorit të Irakut në Katar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 16, 2020 18:10 Europe/Tirane
  • Izraeli nuk mund të bëjë asgjë përballë aleancës Iran-Kinë

Irani dhe Kina së shpejti do t'i japin fund hegjemonisë izraelito-amerikane, sipas ish-ambasadorit të Irakut në Katar.

Dr. Xhavad al-Hindavi, ish ambasadori i Irakut në Katar, publikoi një artikull të Mërkurën, 13 maj, në të përditshmen Rai al-Youm, në të cilën ai krahasoi aleancën Amerikano-Izraelite me atë të përbërë nga Kina dhe Republika Islamike e Iranit. "Kombet e botës nuk kanë të njëjtat zakone dhe të njëjtën kulturë dhe histori dhe këto ndryshime reflektohen në sjelljen politike, sociale dhe individuale të kombeve. Aty, ka edhe prirje; për shembull, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndajnë një trashëgimi të kolonializmit dhe okupimit. Të dy kanë dëbuar dhe përndjekur kombet e tjera për të uzurpuar tokat e tyre, dhe kjo trashëgimi krijon afinitete të rëndësishme, të cilat ata i ndajnë kryesisht në sjelljen e tyre politike. Përveç kolonializmit dhe okupimit, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë njëlloj në atë që të dy janë iniciues të konflikteve, thurin komplote dhe nuk pranojnë ligjet dhe rezolutat ndërkombëtare. Prova? Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë burimi i të gjitha konflikteve që shpërthyen pas Luftës së Dytë Botërore. Ekspansionizmi dhe hegjemonia janë dy tendenca të tjera që i vendosin Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara në një aleancë. Akoma më keq, amerikanët dhe izraelitët nuk janë të interesuar të ndërtojnë hegjemoninë e tyre përmes diplomacisë ose ndikimit, por përmes armëve dhe forcës. Për të mbrojtur hegjemoninë dhe interesat e tij kolonialiste, Uashingtoni nuk ngurron të përdorë forcën, të sulmojë dhe të fillojë në mënyrë të paligjshme luftërat. Kjo është pikërisht ajo që po bën Izraeli në Azinë Perëndimore: ai shkel integritetin territorial të Palestinës, Jordanisë, Sirisë dhe Libanit për tu zgjeruar në planin gjeografik ", tha ish-diplomati irakian. Xhavad al-Hindavi më tej shtoi se Uashingtoni dhe Tel Avivi plotësuan njëri-tjetrin në lidhje me planet të cilat ishin të dëmshme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, dhe në të vërtetë të botës: Lindja e Mesme e Madhe, tensioni me Iranin, lufta në Jemen, mbështetja për terrorizmin, sulmet ndaj Sirisë, Irakut dhe Libanit, kolonizimi në tokat palestineze, margjinalizimi i kauzës palestineze dhe komplote kundër Venezuelës. "Mbështetja e tepërt e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në levën e luftës, presionit dhe sanksioneve, ka bërë që kombet në mbarë botën të interesohen për një aleancë Aziatike me një ndikim efektiv në skenën botërore. Kjo aleancë, vlerat e së cilës ndryshojnë nga ato të Perëndimit, përbëhet nga Irani dhe Kina ". Diplomati irakian ripohon se Irani dhe Kina fuqinë e tyre ia detyrojnë trashëgimisë së tyre kulturore dhe civilizimit të tyre dhe jo një të kaluare të shënuar nga kolonializmi dhe okupimi. "Politikat e miratuara nga Irani dhe Kina bazohen në mençuri, durim strategjik dhe bashkëpunim me kombet e tjera dhe jo në forcë dhe sanksione", tha ai. Autori i artikullit vazhdon: "Kina ka arritur t'i tejkalojë amerikanët ekonomikisht dhe ka përjetuar një rritje ekonomike vjetore shumë më të madhe sesa Shtetet e Bashkuara. Edhe Irani po ndjek gjurmët e Kinës duke zgjedhur durimin strategjik dhe rezistencën ndaj sanksioneve, kërcënimeve, ndërhyrjeve dhe terrorizmit rajonal. " Xhavad al-Hindavi më tej aludoi në megaprojektin kinez të quajtur "Rruga e re e mëndafshit": "Në kuadër të këtij projekti, Irani do të presë arteriet kryesore të kësaj rruge, të rezervuara posaçërisht për transferimin e hidrokarbureve, të cilat do të forcojnë ndikimin e Iranit në rajon dhe do të fuqizojë ndjeshëm aleancën Aziatike. Projekti i lartpërmendur me siguri do të jetë në dëm të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre rajonalë, siç janë Izraeli dhe vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik ”. "Rruga e Re e Mëndafshit, rritja e jashtëzakonshme ekonomike e Kinës, zhvillimi teknik dhe ushtarak i Iranit, forcimi i pozicionit politik dhe ushtarak të Rusisë në rajon, si dhe rekordi i suksesshëm i Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait janë disa nga faktorët që së shpejti do t'i japin fund hegjemonisë amerikane dhe izraelite. Mbetet për tu parë nëse amerikanët dhe aleatët e tyre do të qëndrojnë duarkryq përballë kësaj rritje të shpejtë të aleancës aziatike apo nëse do të jenë në gjendje t'i rezistojnë apo jo ", përfundoi Xhavad al-Hindavi.