Paralajmërimi i ashpër i Zarif për SHBA-në
(last modified Sun, 17 May 2020 19:01:29 GMT )
May 17, 2020 21:01 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i ashpër i Zarif për SHBA-në

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kundër akteve provokuese të SHBA-së përmes dërgimit të forcave të saj detare në Detin e Karaibeve me qëllim të ndërprerjes së rrugës së tankerëve iranianë që transportojnë karburant për Venezuelën.

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres të Dielën, Zarif i përshkroi "kërcënimet e paligjshme, të rrezikshme dhe provokuese të SHBA kundër tankerëve iranianë" "si një formë piraterie dhe një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Iranit shtoi se SHBA-të duhet të ndalojnë së vepruari si xhandar ndërkombëtar dhe të respektojnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare, në veçanti të drejtën e transportit në ujërat e lira. Shefi i diplomacisë së Iranit më pas theksoi përgjegjësinë e "administratës amerikane në lidhje me pasojat e çdo lëvizje të paligjshme, duke përsëritur të drejtën e Iranit për të marrë masa të përshtatshme dhe të nevojshme përballë kërcënimeve të tilla. Pas letrës së Zarifit, Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit Abas Erakçi thirri të dërguarin zviceran, vendi i të cilit përfaqëson interesat e SHBA në Teheran, për të shprehur protestën e Iranit ndaj provokimeve të SHBA. Ai i bëri thirrje diplomatit zviceran që t'ua përcjellë zyrtarëve amerikanë paralajmërimin serioz të Republikës Islamike kundër çdo kërcënimi të mundshëm që shfaqet nga SHBA për cisternat e naftës iraniane. Erakçi vuri në dukje se Irani dhe Venezuela gëzojnë "marrëdhënie tregtare plotësisht ligjore", duke shtuar se rekursi i SHBA në përdorimin e forcës ose veprime të tjera shantazhuese do të shihet si një kërcënim për "transportin e lirë, tregtinë ndërkombëtare dhe rrjedhën e lirë të energjisë". Masat e tilla, tha zëvendësministri i jashtëm iranian, janë shembuj të qartë piraterie dhe shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare dhe, si të tilla, kundërshtojnë qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e OKB. Diplomati i lartë iranian paralajmëroi gjithashtu se çdo kërcënim ndaj cisternave të Iranit do të shkaktojë reagim të menjëhershëm dhe kategorik të Iranit, dhe administrata amerikane do të jetë përgjegjëse për pasojat.

 

Tags