Irani nuk do tolerojë asnjë dëmtim në ujërat e lira
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97205-irani_nuk_do_tolerojë_asnjë_dëmtim_në_ujërat_e_lira
Ministri i Mbrojtjes i Iranit tha të Mërkurën se Irani nuk do të tolerojë asnjë dëmtim për cisternat e tij të naftës në ujërat e lira dhe do të përgjigjet fuqishëm dhe me vendosmëri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 20, 2020 18:15 Europe/Tirane
  • Irani nuk do tolerojë asnjë dëmtim në ujërat e lira

Ministri i Mbrojtjes i Iranit tha të Mërkurën se Irani nuk do të tolerojë asnjë dëmtim për cisternat e tij të naftës në ujërat e lira dhe do të përgjigjet fuqishëm dhe me vendosmëri.

Gjeneral Brigade Amir Hatami tha se Republika Islamike e Iranit do të reagojë fuqimisht kundër çdo problemi për tankerët iranianë të naftës. Ai tha se Ligji Ndërkombëtar i Lundrimit Detar duhet të respektohet nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Krijimi i pengesave të tilla për Lundrimin Detar i ngjajnë piraterisë, tha Hatami, duke shtuar se politikat e Iranit janë të qarta në këtë drejtim dhe haptas ka njoftuar se nuk do të tolerojë problemet eventuale. Ai shtoi se SHBA dhe të tjerët e dinë se nëse shqetësimet përsëriten ose shtohen, Irani do të reagojë fuqishëm.