Zyrtarët amerikanë bashkëpunëtorë në të gjitha krimet e Izraelit
(last modified Thu, 21 May 2020 19:16:38 GMT )
May 21, 2020 21:16 Europe/Tirane
  • Zyrtarët amerikanë bashkëpunëtorë në të gjitha krimet e Izraelit

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh të enjten akuzoi zyrtarët amerikanë për bashkëpunim në të gjitha krimet izraelite, duke thënë se ata duhet të japin llogari për çdo agresion.

" "Përkrahësit e Netanjahut "- qoftë në Foggy Bottom ose 1600 Penn - janë bashkëpunëtorë në të gjitha krimet izraelite kundër njerëzimit," deklaroi Zarif të enjten, duke iu referuar vendndodhjeve të Capitol Hill dhe Departamentit të Shtetit. "Ata do të duhet të japin llogari për çdo agresion — nga uzurpimi i tokës palestineze dhe aparteidit nën "Marrëveshjen e Shekullit" duke mundësuar vrasjen e fëmijëve me armët e SHBA", shtoi ai."Është e pështirë se ata që civilizimi i të cilëve gjeti një "Zgjidhje përfundimtare" në dhomat e gazit, sulmojnë ata që kërkojnë një zgjidhje të vërtetë në kutinë e votimit, përmes një REFERENDUMI. Pse SHBA dhe Perëndimi kanë kaq frikë nga demokracia?", shkruan Zarif në llogarinë e tij në Twitter të enjten. "Palestinezët nuk duhet të paguajnë për krimet tuaja, ose për fajin tuaj", shtoi ai. Deklaratat e Ministrit të Jashtëm iranian erdhën në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kudsit, kur miliona njerëz pro-Palestinës në të gjithë botën manifestojnë çdo vit për të dënuar më shumë se shtatë dekada të krimeve të përditshme të Izraelit dhe agresionin ndaj palestinezëve.

 

Tags