Ruhani: Dita e Kodsit shembull i qëndresës dhe bashkimit të myslimanëve
Hasan Ruhani presidenti Republikës Islamike të Iranit ditën e enjte me rastin e ditës botërore të Kodsit, vuri në dukje se parimi Kodsi është kryeqyteti i Palestinës,
është parim i pandryshuar dhe shtoi se organizimi i ceremonisë në mbështetje të popullit të Palestinës në të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit është simbol i rezistencës, unitetit dhe solidaritetit të myslimanëve në mbrojtje të aspiratave islame. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me këtë rast uroi për ditën e Kodsit e cila është një ditë e madhe dhe përcaktuese dhe tha se me padyshim fitorja u përket atyre që rezistojnë dhe bëjnë qëndresë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu mbështetjen e përhershme të popullit iranian për aspiratat e kombit palestinez dhe tha: Kombi iranian duke u frymëzuar nga aspiratat e revolucionit dhe theksimi i imam Khomeinit (ra) në mbështetje të popujve të përvuajtur të botës dhe sidomos popullit palestinez, është në pararojë të lëvizjes në këtë drejtim. Presidenti Ruhani theksoi se përballje me shtypësit dhe mbrojtja e të përvuajtur do të vazhdojë pasi kjo rrjedhë buron nga mësimet inkurajuese të Ashures. Sot më 22 maj që përkon me 28 Ramazanin e vitit 1441 sipas kalendarit hënor, është Dita Botërore e Kodsit.