Zarif: Regjimi sionist, shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut
(last modified Fri, 22 May 2020 11:59:08 GMT )
May 22, 2020 13:59 Europe/Tirane
  • Zarif: Regjimi sionist, shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut

Ministri i punëve të jashtme të Iranit me rastin e Ditës Botërore të Kodsit, në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se regjimi sionist është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Muhamed Xhavad Zarif me këtë rast ka theksuar se regjimi sionist është shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut.

Zarif në këtë mesazh ka shkruar: “Dita botërore e Kodsit është dita e ripërtëritjes së të drejtës së Palestinës ndërsa regjimi pushtues dhe kolonitë sioniste janë drejt shkatërrimit. Regjimi sionist është shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut dhe është i vetmi regjim që posedon armë bërthamore dhe konsiderohet kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Komploti racist “akordi i shekullit” ka vërtetuar se Uashingtoni është partner i agresionit dhe nuk ka kurrfarë shprese te ai. Rrugëzgjidhja është e organizimi i referendumit”.

Muhamed Xhavad Zarif edhe ditën e kaluar në një prononcim për media, ka deklaruar: “Politikat e regjimit sionist nuk janë politika të cilat kufizohen vetëm me një rajon të vogël. Ju sot po vëreni në mënyrë të qartë se në SHBA interesat e regjimit sionist kanë ngadhënjyer mbi interesat e vetë Amerikës në shumë raste. Janë pikërisht interesat e izraelitëve që po drejtojnë politikën e Amerikës. Edhe në Evropës është e njëjta gjendje”.

Zarif duke thënë se ky është një problem botërore, shtoi: “Nga ana tjetër, armët e shkatërrimit në masë të regjimit sionist dhe posedimi i armëve bërthamore, nuk janë një çështjeje lokale, por kjo është një çështjeje edhe rajonale edhe globale”.

 

Tags