Zarif: Amerika bashkëpunëtore në krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve
(last modified Sat, 23 May 2020 07:27:36 GMT )
May 23, 2020 09:27 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika bashkëpunëtore në krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbështetjen ndaj popullit të përvuajtur palestinez e konsideroi detyrë e gjithë njerëzimit dhe tha se Amerika dhe sidomos qeveria aktuale e këtij vendi, është bashkëpunëtore në të gjitha krimet e kryera nga regjimi sionist.

Muhamed Xhavad Zarif, në ceremoninë e Ditës Botërore të Kodsit, në programin direkt të tij në Instagram që u zhvillua në formën e webinarit me qendër në Johanesburg të Afrikës së Jugut, pasi vuri në dukje se sivjet pandemia e koronavirusit ka penguar organizmin e marshit madhështor të Ditës Botërore të Kodsit në të premten e fundit të muajit të Ramazanit që është mbështetje për aspiratat e Palestinës deklaroi: Ne theksojmë se dhënia fund e agresioneve të izraelit kundër popullit palestinez është domosdoshmëri. Rezistenca e popullit palestinez vazhdon dhe kjo tregon se agresionet dhe shkelja e ligjeve ndërkombëtare dhe bile armët atomike nuk mund të shkatërrojnë dëshirën e kombit palestinez. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera shtoi: Sivjet dita e Kodsit u organizua pa praninë e martir gjeneral Kasem Sulejmani që ishte një prej mbrojtësve më të mëdhenj të aspiratave të kombit palestinez mirëpo ekzekutimi i këtij burri trim nga ana e Amerikës, u krye në mes të natës dhe duke përdorur makinerinë e terrorit dhe jo nëpërmjet luftës ballë për ballë por nëpërmjet një operacioni terrorist. Ky ekzekutim në mesin e natës tregoi dobësinë e Amerikës dhe të gjitha fuqive të imagjinuara prej saj. Ne duhet të rilidhim besnikërinë tonë me aspiratat e Palestinës dhe edhe një herë të tregojmë dinjitetin e myslimanit dhe të mos lejojmë që kjo çështje mbarë botërore të vazhdojë akoma.

Tags