Firmoset ligji i përballjes me veprimet armiqësore të regjimit sionist
(last modified Wed, 27 May 2020 08:07:38 GMT )
May 27, 2020 10:07 Europe/Tirane
  • Firmoset ligji i përballjes me veprimet armiqësore të regjimit sionist

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sot ka firmosur ligjin e përballjes me veprimet armiqësore kundër paqes dhe sigurisë të regjimit sionist.

Hasan Ruhani sot ka firmosur ligjin e përballjes me veprimet armiqësore të regjimit sionist dhe atë ua ka shpërndarë të gjithë organeve dhe ministrive në vend mes tyre ministria e jashtme, e mbrojtjes, forcat e armatosura, këshilli suprem i sigurisë kombëtare dhe sistemi i gjyqësorit.  Sipas këtij ligji të gjithë organet kanë përgjegjësi që në kuadër të politikave të përgjithshme të shtetit dhe duke shfrytëzuar potencialet rajonale dhe ndërkombëtare të përballen me veprimet armiqësore të regjimit sionist kundër popullit të përvuajtur të Palestinës dhe kundër vendeve islamike. Përballja me veprimet e regjimit fals sionist për të shkatërruar paqen dhe sigurinë e rajonit dhe të botës, shkeljen e gjerë dhe sistematike të të drejtave të njeriut, veprimet luftënxitëse dhe terroriste, lufta elektronike, përdorimi i armëve të rënda dhe të ndaluara kundër civilëve, rrethimi dhe bllokada njerëzore, ndërtimi i kolonive sioniste, dëbimi dhe shpërngulja me forca e palestinezë, përpjekjet për të aneksuar territoret palestineze, vazhdimi i pushtimit të Palestinës dhe i një pjese të Sirisë dhe Libanit, janë masa të cilat janë parashikuar në ligjin e përballjes me veprimet armiqësore të regjimit sionist kundër paqes dhe sigurisë. Ligji në fjalë është miratuar nga deputetët e parlamentit më 18 maj të këtij viti dhe më 20 maj mori konfirmimin e këshillit mbrojtës të kushtetutës.