Nis punën parlamenti i 11-të i Iranit
Sot në formë zyrtare ka nisur punën parlamenti i 11-të i Iranit.
Kreu i shtabit organizativ për ceremoninë e hapjes së parlamentit të 11-të të Iranit njoftoi se duke pasur parasysh kushtet aktuale në vend për shkak të virusit korona, ceremonia u organizua në formë ndryshe nga herët e tjera. Ceremonia e hapjes së parlamentit të 11-të të Iranit u mbajt sot në mëngjes me leximin e kuranit dhe në prani të 276 deputetëve të zgjedhur si dhe të presidentit të Republikës Islamike të Iranit. Kreu i shtabit organizativ të ceremonisë në fjalë tha se ceremonia e sivjetshme është ndryshe, pasi herët e tjera në këtë ceremoni kanë marrë pjesë anëtarët e qeverisë, funksionarë të vendit dhe të forcave ushtarake, prefektët, liderë fetarë dhe drejtues të pakicave fetare, artistë dhe figura të kulturës, por sivjet të ftuarit janë kufizuar për shkak të virusit korona.