Ruhani: Komploti i armiqve për krijimin e problemeve në Iran ka dështuar
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se komplotet e armiqve për krijimin e problemeve në Iran, ka dështuar me mbështetin e popullit iranian.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në ceremoninë e hapjes së legjislaturës së njëmbëdhjetë të Parlamentit Islamik të Iranit vuri në dukje disa veprime të paligjshme të armiqve kundër Iranit si përpjekjet për të penguar eksportin jonaftor dhe tha: "Populli i Iranit ka qëndruar dhe rezistuar përball luftës psikologjike dhe presionit ekonomik të armiqve dhe nuk i ka lejuar ata që të godasin sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe të krijojnë krizë të gjerë në të gjithë vendin".
Ruhani në vazhdim tha se bazë e bashkëpunimit të Qeverisë dhe Parlamentit është Kushtetuta dhe shtoi: "Parlamenti në botë është simbol i rëndësishëm i demokracisë dhe Parlamenti Islamik i Iranit gjithashtu është një simbol i demokracisë fetare. Qytetarët dhe autoritetet e Iranit përkrah njëri-tjetrit janë përballur me virusin Korona dhe terrorizmin ekonomik dhe shëndetësor të Amerikës dhe në këtë drejtim kanë shënuar suksese të rëndësishme. Qeveria dhe Parlamenti së bashku mund të përballen me sanksionet dhe veprimet provokuese të amerikanëve dhe njëkohësisht me epideminë Covid-19".