Ministria e jashtme: Zëri i protestuesve në Amerikë duhet dëgjuar
Ministria e jashtme e Iranit deklaroi se shtypja e amerikanëve të përvuajtur dhe kufizimi i mediave duhet ndaluar menjëherë dhe shtoi se zëri i protestuesve amerikane duhet dëgjuar.
Ministria e jashtme e Iranit shprehu keqardhje për vrasjen e zezakut nga policia në Amerikë dhe dje në llogarinë e saj në Twitter shkroi: Irani dënon racizmin vdekjeprurës në Amerikë dhe nga autoritetet e këtij vendi kërkon që të respektojë drejtësinë në këtë rast. Vdekja e afro-amerikanit Xhorxh Floid ka nxitur protesta të dhunshme në Amerikë. Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar ndërhyrjen e ushtrisë nëse qyteti i Mineapolisit nuk merr në kontroll situatën. Qyteti amerikan i Mineapolisit ka kërkuar ndihmën e forcave ushtarake për të shuar valën e trazirave të dhunshme që ka provokuar vdekja e një 46-vjeçari afro-amerikan gjatë arrestimit nga policia. Pasi vandalizuan me qindra biznese dhe u përplasën me forcat e rendit, demonstruesit të enjten rrethuan dhe bastisën rajonin lokal të policisë, duke i vënë zjarrin godinës. Autoritetet bënë thirrje për largimin e personave nga ndërtesa pasi rrezikonin jetën nëse zjarri do u afrohej tubave të gazit dhe materialeve të tjera eksplozive që strehoheshin aty. Presidenti Donald Trump shprehu zhgënjim për incidentet ndërsa paralajmëroi kryebashkiakun e qytetit të ulë tensionet përndryshe do thërrasë ushtrinë.