Prania e të huajve në rajon, gabim strategjik
Nëse rajoni i gjirit Persik është i sigurt të gjitha vendet kanë siguri mirëpo nëse ky rajon është i pasigurt të gjitha vendet do të jenë të pasigurta.
Amir Hatami, ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, ditën e premte gjatë vizitës në procesin e prodhimit të destrojerit Dena dhe anijes përgjuese të minave në portin Bandar Abas, deklaroi: Vendet e Gjirit Persik janë përgjegjës për garantimin e sigurisë në rajon dhe lejimi i futjes së Amerikës në rajon nga ana e fqinjëve është një gabim strategjik. Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se nëse rajoni i Gjirit Persik do të jetë i sigurt, atëherë të gjitha vendet e këtij rajoni do të përfitojnë nga kjo siguri, mirëpo nëse Gjiri Persik nuk do të jetë i sigurt, ky rajon do të jetë i pasigurt për të gjitha vendet e rajonit. Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, gjatë vizitë që zhvilloi në fazat e fundit të projektit për ndërtimin dhe pajisjen e destrojerit “Dena” dhe lundrueses për zbulimin e minave “Saba” në Bandarabas, ka thënë: “Vendet e rajonit të Gjirit Persik janë përgjegjëse për garantimin dhe vendosjen e sigurisë në këtë rajon dhe lejimi i ndërhyrjes së Amerikës në rajon nga ana e vendeve fqinjë të Iranit, është një gabim strategjik”. Ministri i mbrojtjes së Iranit shtoi: “Eksperienca gjatë gati një shekulli të kaluar ka treguar shumë qartë se faktorët e huaj gjithnjë me pretekst të garantimit të sigurisë në Gjirin Persik, kanë qenë shkaktarë të pasigurisë në këtë rajon. Ata me politikën e tyre iranofobiste dhe me krijimin e krizave në rajonin e Gjirit Persik dhe pastaj duke krijuar varësi në fushën e sigurisë për vendet e rajonit të Gjirit Persik, synojnë të shesim me miliarda dollarë armatime dhe të ruajnë bazat e tyre në rajon”. Gjeneral Hatami duke thënë se forcat detare të Iranit kanë vërtetuar pozitën e fuqishme të tyre në fushën e mbrojtjes së ujërave territoriale të Iranit dhe po fuqishëm po marrin pjesë në kryerjen e misioneve të ndryshme detare në ujërat ndërkombëtare, theksoi: “Prania e fuqishme e forcave detare të Iranit njihet si një mbështetës i sigurt në fushën e luftës kundër terrorizmit në dete të ndryshme”. Sa i përket sigurisë në rajon komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik tha se "Si pjesë e misioneve dhe përgjegjësive tona, kudo që ekziston një kërcënim, ne e neutralizojmë atë me kohë". Ai gjithashtu theksoi se ky organ ishte i njohur për aftësinë e tij për të vepruar në mënyrë parandaluese. "Një vend ose një aleancë e vendeve të huaja në rajon nuk do të jenë në gjendje të garantojë sigurinë e Gjirit Persik," tha Gjeneral Major Husein Salami. "Ne besojmë në një sistem rajonal të sigurisë me pjesëmarrjen e shteteve bregdetare të Gjirit Persik dhe konsiderojmë se çdo prani e huaj në Gjirin Persik është e dëmshme për sigurinë e rajonit", shtoi ai, duke e cilësuar ''të pazbatueshëm '' çdo mekanizëm tjetër të sigurisë. Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik hodhi poshtë idenë se sanksionet e vendosura ndaj Iranit do të dobësonin ose do të shkatërronin ekonominë iraniane, madje deklaroi se këto sanksione ishin më saktë "mjete në shërbim të zhvillimit dhe përparimit të Iranit". "Irani po përparon dhe shenjat e këtij përparimi janë të qarta për të gjithë. Sanksionet jo vetëm që nuk kanë arritur të ngadalësojnë përparimin tonë, por ato gjithashtu kanë krijuar kushte të favorshme për zhvillimin tonë, veçanërisht duke pasur parasysh potencialin tonë të brendshëm ", tha gjenerali Salami.