Tankeri i katërt iranian mbërrin në ujërat e Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97468-tankeri_i_katërt_iranian_mbërrin_në_ujërat_e_venezuelës
Tankeri i katërt i një flotilje iraniane me pesë anije që transportojnë benzinë shumë të nevojshme për Venezuelën ka hyrë në ujërat e Venezuelës, duke iu afruar destinacionit të tij të fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2020 14:53 Europe/Tirane
  • Tankeri i katërt iranian mbërrin në ujërat e Venezuelës

Tankeri i katërt i një flotilje iraniane me pesë anije që transportojnë benzinë shumë të nevojshme për Venezuelën ka hyrë në ujërat e Venezuelës, duke iu afruar destinacionit të tij të fundit.

Tankeri, Faxon, do të shoqërohet nga forcat e armatosura të Venezuelës gjatë rrugës për në destinacionin e tij, njësoj si në rastin e tre paraardhësve të tij. Ndërsa Faxon po lundronte nëpër Detin e Karaibeve, cisterna e tretë, Petunia, po i afrohej rafinerisë El Palito, ku anija e parë, Fortune, u ankorua që nga e hëna. Tankeri i dytë, Forest, është duke u shkarkuar në rafinerinë Cardon që nga e marta. Anija e pestë dhe e fundit iraniane është gjithashtu në rrugën e saj përmes Oqeanit Atlantik për të shpërndarë karburant në Venezuelën që po vuan nën sanksionet e SHBA. Ndërsa cisternat iraniane dorëzojnë një nga një ngarkesat e tyre, qeveria e Venezuelës ka filluar përgatitjet për shpërndarjen e karburantit të importuar midis qytetarëve të bllokuar në radhë të gjata në pikat e karburantit. Pas mbërritjes së tankerëve iranianë, qytetarët e Venezuelës vërshuan në Twitter për të shprehur mirënjohjen ndaj Teheranit.