Kërcënimet botërore të Amerikës
Tani e gjitha bota është dëshmitare e faktit se kërcënimet e Amerikës nuk janë të kufizuara vetëm tek disa autoritete aventurierë të Amerikës por i ka rrënjët në pikëpamjen e përgjithshme të strukturës së pushtetit në këtë vend.
Ali Bagheri Kani, sekretari i departamentit për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Iranit në një intervistë për kanalin 2 të IRIB, pasi vuri në dukje këtë të vërtetë tha se kjo pikëpamje radikale në botë duhet parandaluar. Popullit amerikan është i lodhur nga racizmi, korrupsioni, padrejtësia dhe paaftësia e krerëve të shtetit të tyre dhe sot bota po dëgjon zërin e tyre. Ditë te fundit zëri i protestës në shoqërinë amerikane po dëgjohet fuqishëm. Këto protesta kanë nisur me vrasjen e tmerrshme të një shtetasi zezak amerikan. Një oficer i bardhë policie në Amerikë, vrau shtetasin zezak George Floyd në qytetin Mineapolis të shtetit Minesota. Presidenti amerikan i ka quajtur vandalë protestuesit që ishin ngritur kundër vrasjes së zezakut nga policia dhe ka kërcënuar se ndaj protestuesve policia dhe ushtria do të përdorë armët. Protestat kundër veprimeve çnjerëzore të policisë amerikane, nuk janë përhapje e dhunës por janë një formë përballjeje me dhunën. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit thotë se Amerika për të terrorizuar protestuesit është mbështetur tek ushtria, qentë e trazirave dhe armët e saj. Amerika në vend të kësaj duhet të dëgjojë zërin e popullin të vet dhe t’i jap fund politikave të saj të dështuara. Deklarata e sekretarit të departamentit për të drejtat e njeriut në sistemin juridik të Iranit dhe mesazhet e ministrisë së jashtme të Iranit zbulojnë karakterin mendor dhe anomalitë në strukturën politike dhe shtetërore të Amerikës të cilat mbulohen me slogane dhe pretendime si liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut. Amerika është vendi më i madh në botë që shkel të drejtat e njeriut dhe mbështet regjimet fëmijë-vrasës si Izraeli dhe Arabia Saudite. Amerika dhe disa vende evropiane që pretendojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë mbështetur regjimin e Sadamit gjatë sulmeve kimike të tij kundër Iranit. Kjo mbështetje e Sadamit me pajisje dhe armë kimike perëndimore, ka shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve. Amerika dhe disa vende evropiane mbështesin grupin terrorist MEK i cili është përgjegjës për vrasjen e 17 mijë shtetas iranianë. Amerika aktualisht në kulmin e pandemisë Covid19 ka regjistruar në historikun e saj një shkelje të re të të drejtave të njeriut. Amerika me sanksionimin e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore ka sulmuar direkt jetën e popullit iranian. Të gjitha këto të vërteta tregojnë faktin se armiqtë më të mëdhenj të të drejtave të njeriut dhe demokracisë janë ata të cilët këto parime i përdorin si armë kundër popujve dhe qeverive të ligjshme por që janë në kundërshtim me interesat e tyre arrogante. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik në një prej fjalimeve të tij përveçse e ka cilësuar Amerikën si shkelësin më të madh të të drejtave të njeriut ka thënë se ata të cilët në ballin e tyre kanë njollën e turpit në burgun Guantanamo dhe Abu Gurejb dhe njollën e bombardimit të shtëpive të banimit në Irak, Afganistan dhe në vende të tjera, nuk duhet të pretendojnë për të drejtat e njeriut dhe nuk kanë të drejtë as ta përmendin çështjen e të drejtave të njeriut pasi ata janë pasqyrë e shkeljes së të drejtave të njeriut.