Zarif: Lirohet dijetari iranian Sirus Asgari I arrestuar në Amerikë
(last modified Tue, 02 Jun 2020 06:58:21 GMT )
Qershor 02, 2020 08:58 Europe/Tirane
  • Zarif: Lirohet dijetari iranian Sirus Asgari I arrestuar në Amerikë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se avioni që transporton Sirus Asgari dijetari iranian i sapoliruar nga burgu në Amerikë është larguar nga ky vend.

Muhamed Xhavad Zarif në një njoftim të tij në Twitter ka shkruar: Avioni në të cilin ndodhet Sirus Asgari dijetari iranian i arrestuar më herët në Amerikë, është larguar nga ky vend. Sirus Asgari, profesor 59-vjecar iranian u arrestua në nëntor të vitit 2019 nën akuzën e vjedhjes së sekreteve tregtare në aktivitet e tij universitare me universitetin Ohaio dhe për shkak të përfundimit të lejes së qëndrimi është arrestuar nga zyra e emigracionit në Amerikë.

Tags