Imam Khomeini(ra) dhe marrëdhëniet e Republikës Islamike me  vendet e tjera
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97535-imam_khomeini(ra)_dhe_marrëdhëniet_e_republikës_islamike_me_vendet_e_tjera
Imam Khomeini (ra) përveçse ka theksuar qëndresën dhe rezistencën përballë fuqive arrogante, ka theksuar vendosjen e marrëdhënieve me vendet e tjera në bazë të transparencës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 02, 2020 08:58 Europe/Tirane
  • Imam Khomeini(ra) dhe marrëdhëniet e Republikës Islamike me  vendet e tjera

Imam Khomeini (ra) përveçse ka theksuar qëndresën dhe rezistencën përballë fuqive arrogante, ka theksuar vendosjen e marrëdhënieve me vendet e tjera në bazë të transparencës.

Parimi kryesor I imam Khomeinit sa i përket marrëdhënieve me vendet e tjera islamike është parimi i Umetit islam në vend të nacionalizmit. Imam Khomeini ka theksuar se në marrëdhëniet me vendet islamike nuk duhet mbështetur tek nacionalizmi por tek parimi se të gjithë myslimanët janë një komb i bashkuar. Imam Khomeini lidhur me këtë ka thënë: Islami është një komb i vetëm dhe të gjithë ndodhen nën flamurin e monoteizmit kanë një gjuhë të përbashkët të cilët përballen me të gjithë ata që janë kundër islamit. Profesor Ruhullah Ramazani i një prej universiteteve në Amerikë thotë: Imam Khomeini ishte kundër nacionalizmit radikal pasi kjo shkatërron botën islame dhe për këtë qeveritë duhet të përqendrohen tek islami dhe jo vetëm tek interesat kombëtare. Një prej parimeve bazë në pikëpamjen e imam Khomeinit në marrëdhëniet me vendet e tjera është respekti reciprok. Imam Khomeini lidhur me këtë thotë: marrëdhëniet tona me të gjithë të huajt do të jetë në bazë të respektit reciprok. Në këtë mes nuk i nënshtrohemi padrejtësisë dhe shtypjes dhe nuk bëjmë padrejtë dhe shtypim të tjerët. Një prej parimeve të tjera themelore të imam Khomeinit në marrëdhëniet me të tjerët është parimi i paqes. Sa i përket kësaj imam Khomeini thotë: Populli dhe qeveria e Republikës Islamike të Iranit u nënshtrohen mësimeve dhe udhëzimeve të Kuranit dhe Islamit. Ata në bazë të urdhrave të Kuranit theksojnë se janë  vëllezër me të gjithë besimtarët e fesë së tyre në të gjithë popujt dhe vendet e botës dhe kërkojnë jetë paqësore me të gjitha qeveritë dhe popujt me qëllim që qeveritë të mos ndërhyjnë tek vendet e tjera dhe të jenë të përkushtuar në mësimet dhe etikën islame dhe njërin tjetrin ta konsiderojnë vëlla. Një tjetër parim i rëndësishëm në pikëpamjet e imam Khomeinit lidhur me vendet e tjera është mosndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera. Ky parim përbën një prej pikave themelore në pikëpamjet e imamit rreth politikës së jashtme. Në realitet nga pikëpamja e imam Khomeinit paqja arrihet nëpërmjet mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera. Ky parim themelor i imam Khomeinit (ra) hedh poshtë të gjitha pretendimet e fuqive perëndimore dhe të disa qeverive të varura të rajonit mbi atë se gjoja Irani ndërhyn në punët e brendshme të rajonit dhe krijon tensione në rajonin e Azisë Perëndimore.