Rabi’i: Thirrja e Trump për negociata, një shfaqje teatrale
Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit, ka reaguar ndaj propozimit të presidentit amerikan për negociata me Teheranin dhe ka thënë se thirrja e Donald Trump për negociata dhe marrëveshje, është vetëm një shfaqje teatrale.
Donald Trump, presidenti i Amerikës, të premten në llogarinë e tij në Twitter, i është drejtuar autoriteteve iraniane duke shkruar: “Për të arritur në marrëveshjen e madhe, mos pritni deri pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë”.
Trump gjithashtu duke pretenduar se në zgjedhjet presidenciale 2020, do fitojë, ka shtuar: “Do të arrini në një marrëveshje më të mirë”.
Ali Rabi’i, zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte në konferencën për shtyp, ka thënë se Teherani nuk ka kurrfarë lidhje me çështjet e zgjedhore të Amerikës dhe zgjedhjet i përkasin çështjeve të brendshme të Amerikës, ka shtuar: “Irani vepron në bazë të interesave të veta kombëtare dhe kjo që kush fiton në zgjedhjet e Amerikës, nuk ka kurrfarë rëndësie për Republikën Islamike të Iranit”.
Rabi’i gjithashtu vuri në dukje daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe ka shtuar: “Amerika nëse është e interesuar për negociata me Iranin, le të kthehen në po atë tryezë nga e cila është larguar”.
Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit është shprehur i kënaqur me lirimin e tre shkencëtarëve iranianë të cilit ishin burgosur në Amerikës dhe është shpreh optimist se do të vazhdojë lirimi i të burgosurve iranianë nga burgjet e Amerikës.
Rabi’i gjithashtu ka deklaruar gatishmërinë e plotë të Iranit për të shkëmbyer të gjithë të burgosur dhe theksoi se përgjegjësia e kësaj vonese është mbi qeverinë e Amerikës.