Lideri Suprem vlerëson ekuipazhin e cisternave iraniane që dërguan benzinë në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97704-lideri_suprem_vlerëson_ekuipazhin_e_cisternave_iraniane_që_dërguan_benzinë_në_venezuelë
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, ka publikuar një mesazh duke vlerësuar përpjekjet e ekuipazhit dhe kapitenëve të tankerëve që transportuan benzinën e Iranit në Venezuelë, pavarësisht kërcënimeve nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump për të ndërmarrë veprime kundër tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 08, 2020 22:34 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem vlerëson ekuipazhin e cisternave iraniane që dërguan benzinë në Venezuelë

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, ka publikuar një mesazh duke vlerësuar përpjekjet e ekuipazhit dhe kapitenëve të tankerëve që transportuan benzinën e Iranit në Venezuelë, pavarësisht kërcënimeve nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump për të ndërmarrë veprime kundër tyre.

“Falënderoj të gjithë ju të dashur, kapitenë dhe anëtarë të ekuipazheve të anijeve. Ju bëtë një punë të shkëlqyeshme. Lëvizja juaj ishte një triumf i shkëlqyeshëm. Ju e bëtë vendin krenar”, thuhet në mesazhin e Liderit Suprem. Irani dërgoi pesë anije - Fortune, Forest, Petunia, Faxon dhe Clavel - që transportonin karburant iranian në Venezuelë në maj dhe qershor për të ndihmuar në ringjalljen e rafinerive të naftës në vendin e Amerikës së Jugut, i cili po vuan nga një mungesë e rëndë e karburantit e shkaktuar nga sanksionet e SHBA. Zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po shqyrtonte përgjigje ndaj këtij veprimi të Iranit, duke bërë që Teherani të paralajmëronte masa hakmarrëse nëse Uashingtoni shkaktonte ndonjë problem për cisternat e dërguara në Venezuelë.