Gjeneral Hexhazi: Miqësia mes ushtrisë dhe gardës revolucionare është rrënjësore
Komandanti i forcave hapësinore të gardës revolucionare të Iranit në përvjetorin e operacionit hakmarrës për martirizimin e Ali Sajad Shirazi tha se miqësia dhe sinqeriteti mes ushtrisë dhe gardës revolucionare është rrënjësore.
Amir Ali Haxhi’zade deklaroi se mes operacioneve hakmarrëse për martir Sajad Shirazi dhe Kasem Sulejmani nuk kishte ndonjë ndryshim dhe shtoi se hakmarrja për gjakun e gjeneral martir Sajad Shirazi ishte çështje nderi për gardën revolucionare. Gjeneral Ali Sajad Shirazi ishte një prej komandantëve të lartë të luftës 8-vjecare. Ai në prill të vitit 1999 u vra nga elementë të grupit terrorist MEK në Teheran. Në një distancë të shkurtër nga ky akt terrorist, njësiti i raketave të gradës revolucionare lëshoi me dhjetëra raketa në bazën e terroristëve të MEK në Irak të njohur me emrin baza Ashraf. Grupi terrorist MEK është një grup i mbështetur nga Amerika dhe Franca. Ky grup që nga fillimi i revolucionit islamik e deri tani është përgjegjës për vdekjen e mbi 17 mijë qytetarëve iranianë.