Shefi i CENTCOM: Presioni maksimal ndaj Iranit nuk ka asnjë komponent ushtarak
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97755-shefi_i_centcom_presioni_maksimal_ndaj_iranit_nuk_ka_asnjë_komponent_ushtarak
Komandanti i forcave amerikane në Azinë Perëndimore tha se presioni maksimal kundër Iranit nuk kishte asnjë komponent ushtarak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 10, 2020 17:33 Europe/Tirane
  • Shefi i CENTCOM: Presioni maksimal ndaj Iranit nuk ka asnjë komponent ushtarak

Komandanti i forcave amerikane në Azinë Perëndimore tha se presioni maksimal kundër Iranit nuk kishte asnjë komponent ushtarak.

Të mërkurën më 10 qershor, Kenneth F. McKenzie, kreu i komandës qendrore të SHBA, tha se politika e ashtuquajtur "presioni maksimal" që kishte për qëllim Iranin, nuk kishte asnjë komponent ushtarak. Gjenerali McKenzie pretendoi se ushtria amerikane vetëm sa  "po përpiqej të krijonte një pengesë" për Iranin. Më tej në fjalët e tij, komandanti amerikan tha se Irani "përbën kërcënimin më të madh për paqen dhe sigurinë" në rajon. "Irani po përhap në mënyrë aktive dhunën në Lindjen e Mesme," shtoi ai. Gjeneral McKenzie tha se Irani ka punuar fuqishëm për të mbrojtur dhe fuqizuar Forcën Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe raketat e tij balistike në mes të një pandemie të koronavirusit. "Ata janë shumë të fortë në këtë çështje," shtoi ai. Gjeneral McKenzie tha gjithashtu se ushtria amerikane nuk është e gatshme të tërheqë më shumë forca nga Afganistani, përtej marrëveshjeve të nënshkruara tashmë. Shefi i CENTCOM shtoi se prania e Rusisë në Lindjen e Mesme ishte bërë një realitet që duhej të pranohej. "Por, unë nuk mendoj se Rusia është një "shahist profesionist "që përcakton zhvillimet e ardhshme," tha ai.