Zarif: Kësaj here Amerika kërkon favore nga GJND
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj vendimit të Amerikës për sanksionimin e disa funksionarëve të GJND deklaroi se me të tilla veprime Amerika kërkon të marrë favore nga kjo gjykatë.
Muhamed Xhavad Zarif, në mesazhin e tij në Twitter ka kritikuar heshtjen botërore përballë arrogancës dhe arbitrarizmit të Amerikës. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që bota të zgjohet dhe të kuptojë pasojat këtij ushtrimi force, tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane. Ditën e enjte presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë urdhër për vendosjen e sanksioneve ndaj GJND. Sipas këtij vendimi bllokohen kapitalet e disa prej zyrtarëve të GJND që kanë kryer hetime mbi krimet e ushtarëve amerikanë në luftën në Afganistan.