Irani reagon ndaj raportit të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97819-irani_reagon_ndaj_raportit_të_okb
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB duke reaguar ndaj raportit të pretenduar nga sekretariati i kësaj organizate në një mesazh në Twitter ka thënë: Irani i hedh poshtë pretendimet e paraqitura në raportin e OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 13, 2020 04:32 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj raportit të OKB

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB duke reaguar ndaj raportit të pretenduar nga sekretariati i kësaj organizate në një mesazh në Twitter ka thënë: Irani i hedh poshtë pretendimet e paraqitura në raportin e OKB.

Maxhid Takhtrevançi e ka cilësuar sekretariatin e OKB si një organ që nuk ka profesionalitetin, dijen dhe kapacitetin e kryerjes së hulumtimeve dhe tha: Amerika me historikun e saj të armiqësisë kundër Iranit, ndodhet në sedijen e shoferit për të formuar rezultatet që nxjerr OKB. Përfaqësuesi i Iranit në OKB shprehu shqetësime mbi përdorimin e sekretariatit të OKB si një mjet për qëllime politike dhe tha: Akuzimi i qeverive me procese të vetë krijuara dhe me rregulla vetjake është një veprim i rrezikshëm që nuk përputhet me kërkesën e Bashkësisë Ndërkombëtare. Ministria e jashtme e Iranit ditën e premte ka thënë: në kohën kur sekretariati i OKB në bazë të komentimit të papërshtatshëm të rezolutës 2231 të KS të OKB deri tani nuk ka raportuar mbi shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga Amerika dhe disa vende evropiane dhe daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore nuk e ka cilësuar shkelje të rezolutës në fjalë, ky sekretariat është futur në çështjen e zbatimit të rezolutës 2231 gjë e cila nuk është kompetencë e këtij organi dhe ka përpiluar një raport në këtë fushë. Ministria e jashtme e Iranit ndër të tjera ka thënë: Në një skenar të projektuar më parë nga Amerika për të parandaluar heqjen e embargos së armëve kundër Iranit, publikimi i të tilla raporteve nuk ka asnjë bazë ligjore dhe vetëm është pengesë për paqen dhe sigurinë e rajonit dhe të botës dhe për zbatimin e rezolutave të KS të OKB. Të tilla raporte gjithashtu bëhen shkak që OKB të humbasë kredibiliteitn e saj.