Irani dhe Japoni theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97831-irani_dhe_japoni_theksojnë_zgjerimin_e_bashkëpunimeve_në_fusha_të_ndryshme
Zv/ministri punëve të jashtme të Iranit dhe zv/ministri i punëve të jashtme të Japonisë kanë biseduar në lidhje me bashkëpunimet mes të dy vendeve në fusha të ndryshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2020 11:25 Europe/Tirane
  • Irani dhe Japoni theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme

Zv/ministri punëve të jashtme të Iranit dhe zv/ministri i punëve të jashtme të Japonisë kanë biseduar në lidhje me bashkëpunimet mes të dy vendeve në fusha të ndryshme.

Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Take Omuri, zv/ministri i punëve të jashtme të Japonisë, gjatë një bisede me anë të videokonferencës, kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare si dhe për bashkëpunimin në fushën e përballjes me virusin Korona.

Zv/ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Japonisë gjatë këtij kontakti, gjithashtu kanë theksuar vazhdimin e bisedimeve dhe shfrytëzimin e potencialeve të marrëdhënieve të mira mes të dy vendeve për bashkëpunimin e mëtutjeshëm.