Ministri i jashtëm iranian takohet me homologun e tij turk
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit pasi ka arritur në Turqi, ka zhvilluar një takim me homologun e tij turk Mevlyt Çavushoglu.
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për zhvillimin e raundit të ardhshëm të konferencës së Asatanas nëpërmjet videokonferencës, si dhe kanë shkëmbyer mendime në lidhje me çështjet rajonale dhe luftën kundër terrorizmit.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, në këtë takim me Mevlyt Çavushoglun që u zhvillua ditën e hënë, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen në luftën kundër epidemisë Covid-19 dhe ka biseduar me homologun e tij turk në lidhje me rrugën për kompensimin e reduktimit të tregtisë mes të dy vendeve në katër muajt e kaluar.
Zarif në këtë takim ka theksuar për rifillimin e eksportit të gazit dhe riparimin e pjesës së dëmtuar të tubacioneve të linjës së gazsjellësit mes të dy vendeve.