Zarif: Rrethanat ndërkombëtare shtojnë domosdoshmërinë e bisedimeve mes Iranit dhe Rusisë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se rrethanat aktuale ndërkombëtare kanë shtuar në masë të dukshme domosdoshmërinë e bisedimeve mes Iranit dhe Rusisë.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë pas arritjes në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, në një prononcim para gazetarëve, deklaroi: “Bashkëpunimet e Iranit dhe Rusisë janë shtuar në masë të dukshme gjatë viteve të fundit në fushën ekonomike, në çështjet rajonale dhe sidomos në krizën e Sirisë dhe në kuadër të konferencës së Astanasë”.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje procesin e daljes së Amerikës nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe nga organizatat ndërkombëtare si nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shtoi: “Amerika dhe disa shtete perëndimore edhe në Këshillin e Guvernatorëve në ANEA edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB po bëjnë përpjekje për të prishur standardet dhe bazat themelore ndërkombëtare”.
Zarif vuri në dukje përpjekjet e Amerikës për të vazhduar embargon e armëve kundër Iranit dhe tha: “Kjo çështjeje është një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB, mirëpo me ndryshimin e regjimit në Amerikë, Uashingtoni nuk po respekton zotimet e veta”.