Irani dhe Rusia kundërshtojnë politikën e njëanshme në zgjidhjen e çështjeve globale
(last modified Tue, 16 Jun 2020 13:22:12 GMT )
Qershor 16, 2020 15:22 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia kundërshtojnë politikën e njëanshme në zgjidhjen e çështjeve globale

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Rusisë kanë theksuar përballjen me qasjet e paligjshme dhe të njëanshme në zgjidhjen e krizave globale.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ditën e martë kanë publikuar një deklaratë me titull “Deklarata e Republikës Islamike të Iranit dhe e Federatës së Rusisë në ngritjen e të drejtave ndërkombëtare” në të cilën kanë deklaruar: “Irani dhe Rusia theksojnë zotimin e plotë të tyre ndaj parimeve të të drejtës ndërkombëtar që janë theksuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në Deklaratën e vitit 1970 në lidhje me të drejtat ndërkombëtare përkatëse me marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin mes shteteve në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Shtetet kanë të drejtë të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në krijimin dhe zbatimin e të drejtave ndërkombëtare. Shtetet gjithashtu janë të zotuar që në mënyrë të unifikuar dhe të vazhdueshme të respektojnë të drejtat ndërkombëtar me qëllim të mirë”.

Zarif dhe Lavrov gjithashtu ka deklaruar: “Teherani dhe Moska dënon çdo lloj ndërhyrje të shteteve në çështjet e brendshme ose të jashtme të shteteve të tjera me qëllim ndryshimin fals të qeverive legjitime. Teherani dhe Moska në kuadër të marrëdhënieve të bazuara mbi partneritetin strategjik bilateral, zgjerojnë bashkëpunimet e veta me qëllim respektimin dhe ngritjen e të drejtave ndërkombëtare dhe vendosjen e rendit ndërkombëtare të drejtë dhe të bazuar mbi të drejtat ndërkombëtare”.

Tags