Rusia do të kundërshtojë përpjekjet për dobësimin e marrëveshjes bërthamore
(last modified Tue, 16 Jun 2020 22:06:03 GMT )
Qershor 17, 2020 00:06 Europe/Tirane
  • Rusia do të kundërshtojë përpjekjet për dobësimin e marrëveshjes bërthamore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili priti në Moskë homologun e tij iranian Muhamed Xhavad Zarif, tha se vendi i tij do të kundërshtonte përpjekjet e disa vendeve me qëllim të dobësimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit.

Ai tha se Rusia do të përballet me përpjekjet e disa vendeve për të përdorur Këshillin e Sigurimit të OKB si një mjet për të minuar marrëveshjen bërthamore iraniane. Deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus vijnë në përgjigje të veprimeve të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vazhdimin e embargos së armëve të vendosur ndaj Iranit, që pritet të përfundojë në Tetor 2020 sipas kushteve të marrëveshjes bërthamore dhe Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit. "Ne jemi të gatshëm të mirëpresim ndihmën dhe bashkëpunimin e Rusisë në vazhdimin e punës transparente të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Nëse agjensia dëshiron të përdor metoda irracionale, ne do u përgjigjemi atyre në mënyrë të duhur ”, tha nga ana e tij Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif. "Ne nuk do të lejojmë që Irani të bëhet objekt i hetimeve, dokumentet e të cilave janë pretendime spiunazhi," tha Zarif, duke shtuar: "Ne mirëpresim iniciativën e qeverisë ruse për të forcuar bashkëpunimin midis Iranit dhe ANEA. Por ne nuk do të lejojmë që ANEA të bëhet një mjet në duart e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë marrëveshjen bërthamore. " Ai tha se Irani ndan qëndrime të ngjashme me Rusinë, Kinën dhe shumë shtete të tjera për disa çështje globale. "Evropianët janë gjithashtu shumë mbështetës, por deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të ndjekin një politikë të pavarur nga Shtetet e Bashkuara," tha Zarif.

 

Tags