Irani dërgon anije me ushqime për supermarketin iranian në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97988-irani_dërgon_anije_me_ushqime_për_supermarketin_iranian_në_venezuelë
Irani dërgoi një anije me ushqime në Venezuelë për të hapur supermarketin e tij të parë zinxhir atje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2020 04:40 Europe/Tirane
  • Irani dërgon anije me ushqime për supermarketin iranian në Venezuelë

Irani dërgoi një anije me ushqime në Venezuelë për të hapur supermarketin e tij të parë zinxhir atje.

Sipas Sputnik, Hoxhetullah Soltani, ambasadori i Iranit në Venezuelë, më 20 qershor njoftoi se anija e gjashtë iraniane e dërguar për Venezuelën po transportonte produkte ushqimore. Ambasada iraniane në Venezuelë në llogarinë e saj në Twitter tha: "Produktet e dërguara me këtë anije synojnë të hapet supermarketi i parë madhor iranian në Venezuelë, që është një shembull tjetër i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve". Anija tregtare iraniane me emrin “GOLSAN” është nisur drejt Venezuelës dhe së shpejti do të arrijë në brigjet e këtij vendi. Nisja e anijes “GOLSAN” tregon zgjerimin e marrëdhënieve të Iranit dhe Venezuelës ndërkohë që të dy këto vende janë nën sanksione të ashpra të Amerikës. Gjatë javëve të fundit pesë anije cisternë të Iranit kanë transportuar mbi 1.5 milionë fuçi benzinë dhe karburante të tjera në Venezuelë duke sfiduar sanksionet e SHBA-së.