Ghalibaf: Perëndimorët edhe një herë treguan natyrën e tyre armiqësore
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në reagim ndaj miratimit të rezolutës anti-iraniane në Këshillin e Guvernatorëve të ANEA-s, deklaroi shtetet perëndimore sidomos Amerika dhe disa shteteve evropiane edhe një herë treguan natyrën e vërtetë të tyre armiqësore dhe të pabesueshme ndaj popullit të Iranit.
Muhamed Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në seancën e sotshme (të dielën) duke thënë se evropianët në armiqësi ndaj Iranit nuk kanë asgjë më pak se amerikanët, shtoi: "Miratimi i rezolutës politike të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s kundër Iranit, ishte vetëm një projekt fëmijëror sionist. Irani do të reagojë në mënyrë adekuate ndaj kësaj rezolute de përgjegjës për tensionimin e marrëdhënieve të Republikës Islamike të Iranit dhe ANEA janë projektuesit e kësaj rezolute dhe këto shtete duhet të pranojnë pasojat e veprimeve të veta".
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit vuri në dukje bashkëpunimin shumë vjeçar të Teheranit me ANEA-n dhe deklaroi: "Historiku i 17 viteve të kaluara tregon se Irani gjithnjë në kuadër të normave ndërkombëtare dhe interesave të veta kombëtare, ka treguar bashkëpunimin më bujar me ANEA-n, mirëpo në të shumtën e rasteve nuk ka fituar asgjë përveç armiqësive më të mëdha dhe shantazhimeve më të shumta nga shtetet perëndimore në këtë drejtim".
Ghalibaf gjithashtu duke theksuar se rezistenca e matur me mbështetjen e konsensusit kombëtar, është opsioni strategjik i Iranit, deklaroi: "Populli nuk do të qëndrojë duke pritur rezolutat e pabaza dhe politike. Negociatat me Amerikën absolutisht janë të ndaluara, ndërsa edhe negociatat e Iranit me shtetet perëndimore do të zhvillohen me mosbesimin më të madh".