Zarif reagon ndaj deklaratës së Pompeo
(last modified Wed, 24 Jun 2020 06:05:31 GMT )
Qershor 24, 2020 08:05 Europe/Tirane
  • Zarif reagon ndaj deklaratës së Pompeo

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj deklaratës së fundit pretenduese të Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit, lidhur me fundin e embargos së armatimeve kundër Iranit.

Në reagimin e tij në rrjetin social Twitter, shefi i diplomacisë iraniane Zarif deklaroi: Pompeo është zhgënjyer aq shumë nga përpjekja për të mashtruar botën saqë pretendon se Irani me të arritur muaji tetor do të blejë avionë luftarakë dhe ata do t’i dërgojë në vendet e tjera pa marrë parasysh rrezen e tyre të veprimit. Zarif shtoi se Pompeo duhet të japë shpjegime se si këta avionë do të kthehen në Iran kur tu mbarojë karburanti. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim të reagimit të tij për të treguar se sa larg realitetit janë deklaratat e sekretarit amerikan të shtetit publikoi pamje nga rrezja e veprimit të avionit G-10 dhe Sukhoi-30 për të cilat sekretari amerikan i shtetit pretendon se Irani do t’i blejë pas heqjes së embargos së armatimeve. Sekretari amerikan i shtetit në shfaqjen e tij irano-fobike deklaroi se Evropa dhe Azia do të jenë në cakun e shënjestrës së Iranit pas përfundimit të embargos së armatimeve.

Tags