Ruhani: Ata që vendosin sanksione nuk mund të pengojnë progresin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98090-ruhani_ata_që_vendosin_sanksione_nuk_mund_të_pengojnë_progresin_e_iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se shtetet që vendosin sanksione nuk mund të pengojnë lëvizjen e popullit të Iranit në rrugën e progresit dhe zhvillimit të vendit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 25, 2020 15:20 Europe/Tirane
  • Ruhani: Ata që vendosin sanksione nuk mund të pengojnë progresin e Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se shtetet që vendosin sanksione nuk mund të pengojnë lëvizjen e popullit të Iranit në rrugën e progresit dhe zhvillimit të vendit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e enjte në ceremoninë e përurimit të tre projekteve të mëdha në industrinë e naftës, gazit dhe petrokimisë së Iranit, tha: "Të gjitha ato kompani të huaja të cilat dëshironin të na ndihmonin neve në këtë fushë, kanë ndërprerë aktivitetin e tyre për shkak të sanksioneve, por shtetet që vendosin sanksione dhe sidomos amerikanët sot po vërejnë shumë mirë se ata nuk mund të pengojnë progresin dhe zhvillimin e Iranit në fushën e prodhimit dhe teknologjisë".

Tre projektet e mëdha kompleksi i petrokimisë "Mejanduab" në provincën Azerbajxhani Perëndimor, linja e tubacionit nga Gure deri në Xhask dhe linja e prodhimit "Normal Hegzan" sot janë përuruar dhe janë lëshuar në funksion me urdhrin e presidentit të Iranit nëpërmjet videokonferencës.

Ruhani linjën e tubacionit nga Gure deri në Xhask e quajti një prej projekteve më strategjike në sektorin e naftës dhe gazit, ndërsa premtoi përurimin e 17 projekteve të tjera deri në fund të këtij viti që kanë rëndësi të madhe në shtimit e prodhimit të produkteve të petrokimisë.