Musavi: Siguria e rajonit nuk do të garantohet duke iu nënshtruar Amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke iu drejtuar vendeve të rajonit të Azisë Perëndimore, ka theksuar se siguria e rajonit nuk sigurohet dhe as nuk garantohet duke iu nënshtruar Amerikës.
Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, i është kundërpërgjigjur akuzave të pabaza dhe deklaratave ndërhyrëse të disa shteteve të rajonit si Arabisë Saudite dhe Bahrejnit dhe deklaroi: “Shtetet si Arabia Saudite që për shumë vite duke mbështetur grupet terroriste si Al Kaide dhe ISIS, kanë prishur destabilitetin e rajonit, ndërsa tani po paraqesin akuza të pabaza kundër Iranit i cili me veprimet e përgjegjshme të veta ka shkatërruar grupin terrorist ISIS dhe ka hequr të keqën e këtij grupi nga vendet e rajonit”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: Mbështetja e dëshirës së Amerikës për vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit nga ana e vendeve të cilat për më shumë se pesë vite me armët e Amerikës kanë vrarë me mijëra civilë, gra dhe fëmijë jemenas, është një komedi e hidhur të cilën po e shikon bota gjatë këtyre ditëve”.
Musavi duke theksuar vazhdimin e bashkëpunimit rajonal si të vetmen rrugë për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, tha: “Tani ka ardhur koha që këto shtete të heqin dorë nga deklaratat e pamatura dhe ndjekjen verbale të Amerikës e cila vetë është simbol i padrejtësisë dhe dhunës në botë, si dhe të arrijnë në këtë bindje se siguria e rajonit nuk do të garantohet duke iu nënshtruar Amerikës”.
Vlen të theksohet se Abdulatif bin Rashid Al-Zijani, ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit dhe Brian Hook, përfaqësuesi special i qeverisë së Amerikës për çështjeje të Iranit, mbrëmë me anë të një deklarate të përbashkët duke përsëritur pretendimet e kota të tyre kundër Iranit, kanë kërkuar vazhdimin e embargos së armëve kundër Iranit.