Takhtrevançi: Anulimi i sanksioneve i nevojshëm për të luftuar Covid-19
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98276-takhtrevançi_anulimi_i_sanksioneve_i_nevojshëm_për_të_luftuar_covid_19
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, e ka quajtur të domosdoshëm heqjen e sanksioneve për të luftuar korona virusin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 03, 2020 06:03 Europe/Tirane
  • Takhtrevançi: Anulimi i sanksioneve i nevojshëm për të luftuar Covid-19

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, e ka quajtur të domosdoshëm heqjen e sanksioneve për të luftuar korona virusin.

Maxhid Takhtrevanci, në takimin e KS të OKB lidhur me pasojat e virusit korona, deklaroi se kjo pandemi me nivel të lartë vdekjes po lë pasoja të rënda në ekonomi dhe situatën sociale të vendeve dhe shtoi se shtimi i një problemi tjetër e rëndon akoma më shumë gjendjen. Takhtrevançi, me këtë rast përmendi disa probleme që shkaktojnë përhapjen e virusit korona në rajon dhe sidomos në Siri dhe në Jemen dhe shtoi se kjo gjendje me sanksionet e njëanshme të Amerikës është përkeqësuar edhe më shumë sidomos pas rrethimit të porteve dhe aeroporteve të Jemenit. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB shtoi se Irani si një vend i prekur nga virusi korona dhe i sanksionuar nga Amerika, thekson se parandalimi i importimit të pajisjeve mjekësore dhe i medikamenteve dobëson fuqinë e vendeve në përballje me virusin korona. Maxhid Takhtrevançi në fund shtoi se virusi korona është armiku i përbashkët i familjes njerëzore dhe e vetmja rrugë për të luftuar këtë pandemi është bashkëpunimi shkencor dhe konkret i të gjithë botës.