Urime ditëlindjes së imam Rezait(as)
Korrik 03, 2020 10:33 Europe/Tirane
Sot më 11 Dhilkade të vitit 1441 sipas kalendarit hënor, që përkon me 3 korrikun e vitit 2020, është ditëlindja e imam Rezait(as) imamit të tetë të myslimanëve shiitëve të botës.
Imami i tetë i myslimanëve shiitë ka lindur në një datë si kjo në vitin 148 të kalendarit hënor në qytetin Medina. Irani Islamik dhe sidomos qytetet Kum dhe Mashhad festojnë ditëlindjen e imamit të tetë në mënyra të ndryshme. Populli mysliman i Iranit Islamik në ditëlindjen e imam Rezait (as) shkoi në mauzoleun e imam Rezait në qytetin Mashhad për të festuar këtë ditë. Radiotelevizioni shtetëror i Republikës Islamike të Iranit, uron të gjithë myslimanë dhe liridashësit e botës për ditëlindjen e imam Rezait(as).
Tags