Zarif shumë shpejt do të publikojë të gjitha letrat
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter, ka folur mbi çështjen e vënies në funksion të mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore dhe deklaroi se shumë shpejt do të publikojë të gjitha letrat e tij.
Zarif në këtë mesazh në Twitter shkroi se mos u besoni polemikave propaganduese dhe shtoi se Irani deri tani e ka aktivizuar 6 herë mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sipas marrëveshjes bërthamore të cilat lidhen me shkeljet e bëra nga Amerika dhe 3 vende evropiane. Zarif në vazhdim përmendi datat e aktivizimit të mekanizmit dhe tha:
Dhjetor 2016 për shkeljet e bëra nga Amerika
Maj 2018 për shkeljet e Amerikës
Qershor 2018 për shkeljet e Amerikës
Nëntor 2018 për shkeljet e Amerikës dhe 3 vendeve evropiane
Maj 2019 për shkeljet e Amerikës dhe 3 vendeve evropiane
Dhe korrik 2020 për shkeljet e 3 vendeve evropiane
Në këtë mesazh në Twitter ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se shumë shpejt do të publikojë të gjitha letrat e dërguara prej tij. Pas veprimit të papërgjegjshëm dhe joligjor të 3 vendeve evropiane në dërgimin e projekt-rezolutës në KG të ANEA dhe pas vazhdimit të moszbatimit të zotimeve ndërkombëtare të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe vendimeve të marra nga komisioni i përbashkët, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të enjten e kaluar i dërgoi një letër Josep Borrel shefit të politikës së jashtme të BE dhe koordinator i marrëveshjes bërthamore ku kërkoi që vendet evropiane të zbatojnë zotimet e tyre sipas pikës 36 të marrëveshjes bërthamore.