Irani përgënjeshtron spekulimet për ndodhjen e një shpërthimi në një qendër atomike
Zyra informative e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka përgënjeshtruar lajmet në lidhje me një shpërthim në qendrën atomike "Shehid Rezainezhad" në qendër të Iranit.
Zyra informative e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ditën martë ka reaguar pas publikimit të pretendimeve të elementëve armiqësorë në disa media për ndodhjen e një shpërthimi në kompleksin atomik "Shehid Rezainezhad" në provincën Jazd në qendër të Iranit dhe nëpërmjet një deklarate, ka theksuar: "Në këtë kompleks atomik nuk ka ndodhur kurrfarë aksidenti dhe pretendimet e elementëve armiqësor jashtë vendit janë vetëm veprim në koordinim me regjimin terrorist dhe luftënxitës sionist dhe mundohen të krijojnë zhgënjim duke shoqëruar presionin maksimal të Amerikës kundër popullit të Iranit. Fotografitë e publikuara në media nuk janë të kompleksit atomik "Shehid Rezainezhad"".
Vlen të theksohet se kompleksi atomik "Darjush Rezainezhad" me kapacitet prodhimi 60 tonë në vit është projektuar dhe ndërtuar nga ekspertët iranian në vitin 2013.