Irani reagon ndaj akuzave anti-iraniane të sekretarit të përgjithshëm të KBGJP
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98553-irani_reagon_ndaj_akuzave_anti_iraniane_të_sekretarit_të_përgjithshëm_të_kbgjp
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj akuzave të pabaza të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik ndaj kundër Iranit dhe ka theksuar ndërprerjen e agresionit ushtarak saudit kundër grave dhe fëmijëve jemenas.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 14, 2020 17:46 Europe/Tirane
  • Irani reagon ndaj akuzave anti-iraniane të sekretarit të përgjithshëm të KBGJP

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj akuzave të pabaza të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik ndaj kundër Iranit dhe ka theksuar ndërprerjen e agresionit ushtarak saudit kundër grave dhe fëmijëve jemenas.

Najef Falah Mubarak Al-Haxhrat, sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik, ditën e hënë për t'i bërë qejfin regjimit Al Saud dhe EBA, pretendoi se Irani po i dërgon armë Jemenit të vendosur nën bllokadë.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e martë deklaroi: "Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në vend që të vazhdojë spekulimet, akuzat dhe kundër Iranit, më mirë të përqendrohet mbi nevojën urgjente për ndërprerjen e sulmeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër grave dhe fëmijëve jemenas dhe të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së Jemenit nëpërmjet dialogut mes palëve jemenase".

Musavi shtoi: "Disa shtete anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik aktualisht përkundër popujve arabe dhe islame të rajonit, ka heshtur gjithnjë përball kërcënimeve kryesor të botës islame dhe popullit të Palestinës nga ana e Amerikës dhe regjimit sionist dhe po vazhdojnë ta bombardojnë popullin e Jemenit dhe po kanë vendosur bllokadë të hekurt ndaj Jemenit".