Deklarata e Iranit me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore
(last modified Wed, 15 Jul 2020 06:19:58 GMT )
Korrik 15, 2020 08:19 Europe/Tirane
  • Deklarata e Iranit me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore

Ministria e jashtme e Republikës Islamike të Iranit me rastin e 5-vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, doli me një deklaratë ku theksoi vendosmërinë e Teheranit për tu përballur me çdo qëndrim lakmitar dhe të tepruar dhe sjellje të papërgjegjshme.

Ministria e jashtme e Iranit në deklaratën e saj me rastin e 5 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore ka thënë: Nëse kjo marrëveshje nuk ruhet nga Bashkësia Ndërkombëtare duke garantuar zbatimin e pikave të saj nga të gjitha palët, atëherë ajo do të jetë viktima e radhës e njëanshmërisë së qeverisë amerikane dhe është Amerika ajo që do të mbajë përgjegjësitë për pasojat e mëtejshme. Ministria e jashtme e Iranit vuri në dukje se investimi ndërkombëtar, juridik, teknik, strategjik dhe politik i kësaj marrëveshjeje është i ndikuar nga veprimet destruktive dhe shkatërrimtare të jashtëligjshme të Amerikës dhe shtoi Anëtarët e mbetur të marrëveshjes bërthamore duhet ta kenë parasysh se shkaku kryesor i kushteve aktuale është shkelja e vazhdueshme e rezolutës 2231 dhe dalja e jashtëligjshme dhe e njëanshme e Amerikës nga marrëveshja bërthamore.

 

Tags