Deklarata e Iranit në përvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore
(last modified Wed, 15 Jul 2020 14:33:47 GMT )
Korrik 15, 2020 16:33 Europe/Tirane
  • Deklarata e Iranit në përvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit sot me rastin e 5 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore, ka theksuar vullnetin dhe vendosmërinë e Teheranit për marrjen e qëndrimeve të prera për t'u përballur me çfarëdo lloj ambicie dhe sjellje të papërgjegjshme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit të mërkurën me anë të një deklarate, ka thënë se marrëveshja bërthamore edhe në 5 vjetorin e vet po përballet me rrezik serioz dhe ka shtuar: "Nëse kjo marrëveshje nuk vendoset nën mbrojtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare për të garantuar zbatimin paralel dhe me qëllim të mirë të të gjitha palëve, atëherë mund të bëhet një viktimë tjetër e qasjes politike të njëanshme të qeverisë së Amerikës dhe përgjegjësia dhe pasojat e këtij veprimi në mënyrë të veçantë do të bien mbi supe të Amerikës dhe shteteve të tjera që e ndjekin politikën e Uashingtonit. Kapitali ndërkombëtar, juridik, teknik, strategjik dhe politik i kësaj marrëveshje është dobësuar në masë shumë të madhe si pasojë e veprimeve destruktive dhe të paligjshme të Amerikës. Anëtarët e mbetur në marrëveshjen bërthamore janë të vetëdijeshëm për këtë çështjeje se arsyeja kryesore e rrethanave aktuale është shkelja e vazhdueshme e rezolutës 2231 dhe në fund dalja e paligjshme dhe e njëanshme e Amerikës nga kjo marrëveshja".

Në një pjesë tjetër të deklaratës vihet në dukje qëllimi i mirë i Teheranit në kryerjen e veprimeve vullnetare për transparencë dhe mirëbesim në këtë marrëveshje dhe thuhet: "Për fat të keq Republika Islamike e Iranit jo vetëm që nuk ka përfituar nga interesat ekonomike të heqjes së sanksioneve, por disa armiq të marrëveshjes bërthamore synojnë të rihapin dosjet e mbyllura me qëllim të shkatërrimit të plotë të rezultateve të marrëveshjes bërthamore".  

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu ka vlerësuar veprimet dhe qëndrimit e Kinës dhe Rusisë, ndërsa duke iu drejtuar tre shteteve evropiane në këtë marrëveshje bërthamore, ka theksuar: "Në vend të ecjes në rrugën e politikës së presionit maksimal të Amerikës kundër Iranit, qëndroni besnikë ndaj zotimeve tuaja në ruajtjen e zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore".

Tags