Ruhani thekson nevojën për t’u përballur me politikën e njëanshme të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i98618-ruhani_thekson_nevojën_për_t’u_përballur_me_politikën_e_njëanshme_të_amerikës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në bisedë telefonike të Rusisë duke vlerësuar pozitivisht qëndrimet e Rusisë në mbështetje ndaj marrëveshjes bërthamore dhe në përballje me politikat e njëanshme të Amerikës, ka theksuar zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve Teheran-Moskë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 16, 2020 14:02 Europe/Tirane
  • Ruhani thekson nevojën për t’u përballur me politikën e njëanshme të Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në bisedë telefonike të Rusisë duke vlerësuar pozitivisht qëndrimet e Rusisë në mbështetje ndaj marrëveshjes bërthamore dhe në përballje me politikat e njëanshme të Amerikës, ka theksuar zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve Teheran-Moskë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte në një bisedë telefonike me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale dhe paralelë me Moskën në të gjitha nivelet politike, ekonomike, shkencore dhe kulturore, ndërsa është shprehur i kënaqur nga kontaktet dhe bisedimet e autoriteteve të të dy vendeve për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Presidenti iranian në vazhdim të kësaj bisede telefonike vuri në dukje zhvillimin virtual të samitit të krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë me qëllim të vendosjes së paqes, stabilitetit dhe qetësisë në Siri dhe theksoi nevojën për vazhdimin e bashkëpunimeve të të tre vendeve në kuadër të procesit të konferencës së Astanas për realizimin e këtyre qëllimeve sidomos në çështjet njerëzore dhe humanitare.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe zbatimin e të plotë të marrëveshjes bërthamore si një traktat ndërkombëtar për të dy palët nënshkruese të saj, e konsideroi të domosdoshme përballjen me politikën e njëanshme dhe veprimet destruktive të Amerikës kundër përfundimit të embargos së armatimeve ndaj Iranit.

Nga ana e tij presidenti i Rusisë gjithashtu në këtë bisedë telefonike duke shpjeguar qëndrimet e këtij vendi ndaj marrëveshjes bërthamore, deklaroi: “Ashtu sikur në pesë vitet e kaluara që kemi mbështetur këtë traktat ndërkombëtar dhe kemi theksuar zbatimin dhe ruajtjen e tij, në këto qëndrime do të insistojmë edhe në të ardhmen”.

Putin gjithashtu ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve dhe marrëdhënieve në të gjitha fushat me Iranin dhe shtoi: “Mirëpresim bashkëpunimin e Iranit në fushën e përballjes me virusin Korona dhe shkëmbimin e eksperiencave në këtë drejtim”.